blushiDeputetët socialistë u mblodhën nën drejtimin e kreut të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi.


Ndryshe nga dy mbledhjet e fundit të grupit, këtë herë ishte prezent në të deputeti Ben Blushi, i cili ka shprehur publikisht kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe projektit të Rilindjes, me të cilin PS erdhi në pushtet.


I pyetur nga gazetarët nëse kishte pasur një reflektim në mbledhjen e grupit mbi kritikat e tij, Blushi tha se mbledhja kishte pasur vetëm një natyrë proceduriale, duke lënë të kuptohej se nuk ishte diskutuar për to.


Në mbledhje ndërkohë ka munguar sërish Rama.