Drejtuesit e Juventusit i kanë dhënë një javë kohë menaxherit të Liverpoolit, Rafael Benitez, të pranojë ofertën e tyre.
"The Sun" shkruan se gjiganti italian ka bërë hapa për të angazhuar Benitez që kur shkarkoi ish-trajnerin Ciro Ferrara në muajin janar. Benitez thuhet se është i lumtur nga interesimi dhe edhe pse ka mohuar se agjenti i tij është takuar me drejtues të Juves, ai kurrë nuk i ka mohuar këto spekulime në mënyrë të plotë.
Juventus për momentin drejtohet nga Alberto Zaccheroni i cili ka kontratë deri në fund të sezonit.