Policia-DurresKishte zgjedhur të bënte plazh nudo, në një nga plazhet më të populluara dhe me të njohura në bregdetin shqiptar, por është arrestuar nga policia.


Policia e Durrësit bën me dije se ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale A.S pasi u kap duke bërë plazh nudo në Gjirin e Lalzit. 

I riu u denoncua në polici nga pushuesit e plazhit. Sipas tyre 33-vjeçari lahej dhe qëndronte nudo në rërë. Burime nga policia bëjnë me dije se 33-vjeçari akuzohet për vepra të turpshme në publik. 


Gjiri i Lalzit është një nga zonat e njohura, për shkak edhe të vilave të shumta të pushimit të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve.