Për të tretën ditë rresht, Cristiano Ronaldo vijoi stërvitjen bashkë me skuadrën duke lënë plotësisht pas dëmtimin e pësuar gjatë pjesës së dytë të sezonit. Sulmuesi i Realit të Madridit u shoqërua gjithashtu edhe nga mesfushori Raul Meireles që rikthehet nga faza e rehabilitimit, ashtu si edhe mbrojtësi Pepe që pritet të zbresë në fushë për takimin e parë kundër Gjermanisë. Në lidhje me situatën e dëmtimeve në skuadër ka folur edhe trajneri Paulo Bento.




“Dy prej tre lojtarëve që u përmendën po stërviten që prej tre ditësh. Nuk e di ende nëse do të luajnë sepse vendimin do ta marë në bazë të përgjigjeve që do të japin gjatë seancave stërvitore. Është shumë e vështirë të punosh kur nuk ke të gjithë grupin në dispozicion”.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Në vijim të konferencës për shtyp, Bento përqëndrohet te gjendja e Cristiano Ronaldos ku mbështeten edhe shpresat më të mëdha të kombëtares luzitane.




“Ajo që dua të di është se si do të reagojë fizikisht, prandaj nuk mund të flas konkretisht nëse ai do të zbresë në fushën e lojës kundër Gjermanisë”.




Në fund, një koment edhe për ndeshjet e para të botërorit që do të jenë jetike për fatet e Portugalisë në këtë eveniment.




“Duhet të jemi shumë të përqëndruar për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen e parë kundër Gjermanisë dhe më pas të mendojmë për sfidat e tjera. Mes dy ndeshjeve ka kohë të bollshme për të ndërtuar një strategji. Janë tre ekipe të ndryshme me disa ngjashmëri në sjelljet e tyre taktike, por ne do ta përgatisim çdo sfidë me të njëjtin përkushtim”./TopChannel/Indeksonline/