Kur presidenti rus Vladimir Putin u fut në një fabrikë të re që gjigandi gjerman Mercedes Benz hapi në Moskë, Aurusi i tij i blinduar vodhi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.


Autoblinda, një prodhim i veçantë rus që tashmë do të dalë në treg edhe për qytetarët e thjeshtë në versionin veturë,  bëri që drejtuesit e makinës legjendare nga Gjermani të kthenin kokën dhe të lëshonin një lum lavdërimesh.




Teksa ariti në ceremoninë e hapjes së fabrikës së makinave të reja Daimler, Putin doli nga limuzina e tij e zezë dhe përshëndeti përfaqësuesit e objektit. Pas shtrëngimit të duarve, një nga anëtarët e delegacionit mikpritës komentoi Aurusin e presidentit rus, duke i thënë Putinit në gjermanisht se ai ka një “makinë të bukur”.


Putini u përgjigj në gjermanisht, duke thënë me krenari: “Ja, sehr schon” (Po, [është] shumë e bukur).



Aurus u zhvillua nga Instituti Qendror i Kërkimit Shkencor dhe Automobilistik (NAMI) në Moskë dhe u shfaq për publikun për herë të parë në shtator 2018. Përveç motorit V-8  ajo ka fuqi prej 598 kuajshësh me 4.4 litra.


NAMI thotë se Aurus do të shërbejë si modeli i nisjes për një linjë të plotë të automjeteve ultra luksoze shtëpiakë.