Një automjet tip Benz ka përplasur tri minorene në lagjen Kamen të qytetit të Peshkopisë, ngjarje e ndodhur rreth orës 21.30 minuta të mbrëmjes së sotme(20 qershor).


Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë konstatuar se shtetasi E.D, 22 vjeç, banues në Selane-Peshkopi, duke drejtuar automjetin tip “Benz 2500”, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur lehtë 3 shtetaset minorene me iniciale S.R., e  S.D, dhe A.S, 15 vjeçare.


Dy prej vajzave kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesë, ndërsa vajza e tretë me iniciale A.S, është shtruar në spital, por jashtë rrezikun për jetën.


Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.


Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter