Ka shkelur triumfueshem skenen e "Migjenit", aty kur per here te pare u ngjit 48 vjet me pare. Ai i Bep Shirokes mund pa frike te thuhet se eshte nje nga rikthimet me emocionuese ne skene, ndersa ne krah te tij ndodheshin te rinj, qe ne endrrat e tyre te fshehta ishin ne skene me aktorin, qe cilesohet te jete nder ikonat e skenes shqiptare. "Putargat e thata" e Stefan Capalikut rikthen me nje sukses te plote Bep Shiroken. 75-vjecari ka interpretuar ne skene intelektualin e dhunuar nga diktatura me nje energji e vitalitet per t'u pasur zili. Ne krah te Jozef Shirokes, aktorit te ri qe demonstroi talent te rralle dhe Paskualina Shllakut i kane risjelle "Migjenit ate lavdi qe prej kohesh i pati munguar. Dhjete vite pas mungeses te tij, Bep Shiroka merr duartrokitjet e shkodraneve dhe dashurine e munguar te tyre. Teper i emocionuar, aktori qe i ka sfiduar vitet e tij, rrefen se ka qene ne ankth deri ne diten e premieres. Ka pasur mjaft terheqje e stepje deri ne momentin qe e ka pranuar rolin, qe Capaliku i ka ofruar per ta rikthyer ne skene pas nje dekade.


Rikthim pas dhjete vitesh, c'do te thote te jesh serish ne skenen e Teatrit "Migjeni" te Shkodres?


Do te thote shume! Pergjegjesi dhe mposhtje emocionesh. E kam thene edhe diku tjeter, rikthimi im vjen pas shume hezitimesh. Dramaturgu dhe regjisori Stefan Capaliku me kerkoi te interpretoja rolin e Rozarit ne kete drame, por une hezitova. Kjo per shkak te shkeputjes se gjate, por edhe te pergjegjesise per nje rol te tille. Eshte nje drame me shume vlera, ndersa roli eshte nder me komplekset. Rozari eshte i njohur ne jeten e perditshme, por teper i veshtire ta sjellesh si karakter ne skene. Ne pranimin e ofertes te Capalikut pa dyshim me shtyne femijet e mi, qe, ndonese jetojne jashte vendit, me shtyne ta pranoja rolin. Emocionet e rikthimit jane te forta. Ndihem mire se e shoh qe e kam arritur rolin.


Po mungesa juaj e gjate...?


Nuk do ta lidhja me shume fakte. Po, i kam munguar skenes per mbi 10 vjet dhe kjo ka ardhur jo se nuk kam pasur oferta si nga Teatri Kombetar ashtu dhe nga teatro te tjere, por per arsye shendetesore. Kesaj here u binda! Drama ka interes dhe transmeton ato mesazhe te cilat publiku i Shkodres ka nevoje. Ne fund te fundit, te gjithe synojme qe ta kthejme ate ne teater, duke bere qe ai te kete mundesi te shijoje fytyren e vertete te teatrit "Migjeni", ketij teatri i cili qe nga fillimi i aktivitetit te tij ka konkurruar denjesisht me Teatrin Kombetar.


C'eshte teatri per ju dhe si e gjykoni situaten ne te cilen ndodhet sot teatri ne Shqiperi?


Per vete profesionin qe kam pasur, per perkushtimin qe i kam dhene, mbetet gjithcka per mua. Deshire, pasion, por edhe pune. Me dhemb jashtezakonisht shume situata ku ndodhet teatri. Nuk eshte nje faktor, jane disa qe sollen kete pasoje. Ne radhe te pare duhen pare kushtet financiare. A e dini se nje aktor merr 160 deri ne 170 mije leke te vjetra ne muaj?! Nga ana tjeter, per vite me radhe, ne, aktoreve shqiptare, trupave teatrore ne pergjithesi, nuk na lejuan te luanim dramaturgjine boterore. Ne nuk ishim te paafte te luanim.


Pse ndodhi kjo?


Ishin kushtet natyrisht. Por, do te desha te thosha se trupa e Teatrit "Migjeni" ishte dhe eshte e afte te luaje Shekspirin (Molierin e ka ngjitur ne skene), te luaje Breht, Eksil dhe yjet me te medhenj te te gjitha llojeve te gjinise dramatike. Por aso kohe ishte e veshtire. Sot eshte ana tjeter e mungeses se financimeve. Megjithate, une do te thosha se "Putargat e thata"e demonstroi kete.


Le te kthehemi te shfaqja qe ju riktheu, Rozari duket se ka marre tashme gjithe dashurine e vemendjen tuaj. Sa eshte i prekshem ai si personazh?


Rozari (edhe emri duket se eshte tamam shkodran), eshte tipi i njeriut qe gjithsecili prej nesh e kemi hasur a njohur. Intelektual qytetar, i diplomuar ne Perendim, por qe, si mjaft te tjere, qe vendosen te kthehen ne atdhe, apo qe te luftonin per clirimin e vendit, u pane me pas nga diktatura me syrin e njerkes. Ndodhi qe u burgosen, u internuan, u pushkatuan, te tjereve iu mohua puna dhe zanati, u shfrytezuan si kuajt qe mbajne pesha, u lane femijet pa shkolle, disa dhe pa u martuar, duke mos mundur te krijonin dot familje. Rozari eshte nje intelektual i tille, qe jeton ne nje familje te nderkryer shkodrane, i mbyllur ne shtepi dhe ne zakonet e veta. Kemi njohur intelektuale me fat te tille, por ta sjellesh kete fat ne skene, nuk eshte e lehte. Eshte nje rol i komplikuar, e kam punuar me deshire. Fjalen tashme e ka spektatori, por edhe kritika. Autoret e drames "Putargat e thata" mendojne per nje rishfaqje te saj dhe ne skena te tjera, ne Tirane apo edhe ne festivale brenda e jashte vendit. Bisedoi: Rudina Llazari