Ilir Beqaj ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si ministër i Shëndetësisë.


Ai u shfaq përkrah kryeministrit Rama dhe ministres së re, deri dje vartëse e tij në QSUT.


Beqaj ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë punës së tij.


Ai e përgëzoi për punën e bërë ministren e re të Ministrisë së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.


Më lejoni fillimisht ti urojë suksese Ogerta Manastirliu për deytën e re si ministre.


Me shumë prej jush, unë dhe Gerta kemi qenë së bashku në takimin e parë të shtatorit 2013 dhe mendoj se të gjitha ato projekte që u prezantuan nuk do të ishin bërë të mundur pa mbështetjen e qeverisë.


Dua të bëj një falenderim për kryeministrin Edi Rama për besimin dhe mbështetjen që më dha personalisht në këto tri vite, duke më ngarkuar me përgjegjësinë për të udhëhequr ndryshimin rrënjësor në këtë sektor.


Ishte një rrugëtim i vështirë, në një tokë të lënë djerrë, me kurthe të panumërta dhe nën trysninë e vazhdueshme të privilegjeve të humbura, por që nuk lëkundën në asnjë çast vullnetin tonë për rilindjen e shëndetësisë, e cila ishte shëmbëlltyre e kapjes së shtetit nga interesat monopoliste, u shpreh Ilir Beqaj.