Policia e Beratit ka arrestuar një 34-vjeçar për kultivim të bimëve narkotike. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Bendo Mema.


Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e policisë iu gjetën të mbjella në vazo 11 rrënjë bimë narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)