Nxënës shkolle në Berat kanë marrë detyrën e rojeve mjedisore në malin e Tomorrit në Berat. Për disa orë ata mësuan të gjithë detyrat që ka një rangers për mbrojtjen e natyrës së egër dhe pasurive natyrore, në ditën ndërkombëtare të rojeve të mjedisit. Aktiviteti me mbështetjen e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, përcolli mesazhin për mbrojtjen e parkut kombëtar të Tomorrit dhe ishte një apel për moshat e reja të përqafojnë këtë profesion.


Mali i Tomorrit, i shpallur Park Kombëtar priti vizitorë të veçantë në ditën ndërkombëtare të rojeve mjedisore. Nxënësit e shkollave për disa orë kanë vepruar sikur të ishin vërtet rangers, roje të mjedisit.


Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Organizatën Natyra 2000, ka zgjedhur të jap një mesazh nga Mali i Tomorrit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe në tërësi për natyrën dhe mjedisin.


Ndërsa, një prej rojeve të mjedisit, i cili është pecialisti më i vjetër në këtë drejtori shprehet se moratoriumi i vendosur në pyje për gjahun, po rikthen kafshët e munguara vitet e fundit në malin e Tomorrit.


Gjatë ditës Ndërkombëtare të Rangers u zhvilluan edhe guida në malin e Tomorrit.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter