Eshte rrezuar ne votimin e pare vetem per nje vote buxheti i bashkise se beratit. Nga 18 vota te nevojshme votuan pro vetem 17 keshilltare duke e bere te pamundur miratimin e ketij buxheti ne kete raund te pare te votimit.
Keshilltaret e djathte dhe ata te LSI ne mbledhje dolen kunder me arsyetimin se buxheti eshte nje fotokopje e buxhetit te vitit qe kaloi dhe se ai nuk eshte diskutuar me keshilltaret. Drejtuesit e bashkise kundershtuan dhe ne fund ceshtja eshte hedhur ne votim. Nga 30 keshilltare te pranishem, pro buxhetit votuan 17 por keto vota kane qene te pamjaftueshme per te miratuar buxhetin.Bashkia pritet te kerkoje serish ne keshillin bashkiak votimin e ketij buxheti.