Dy kandidatet për deputete që ishin në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, janë tërhequr nga lista.


Ashtu siç kishin bërë të ditur më parë, Juvina Jani dhe Monika Qosja janë tërhequr nga kandidimi si deputete për të zëvendësuar postin e lënë bosh pas dorëheqjes së ish-deputetit Eduard Halimi.


Në këtë mënyrë i hapet rruga kandidatit për deputet Astrit Veliaj. Dy kandidatet kanë dorëzuar dje në KQZ dorëheqjen nga kandidimi.


Në listën e kandidatëve PD, Astrit Veliaj figuronte pas Eduard Halimit por për shkak të mos plotësimit të kuotave gjinore, i takonte njërës prej dy kandidateve femra të merrnin mandatin.


Eduard Halimi la mandatin më 9 shkurt 2018, për tiu kthyer profesionit të tij prej juristi dhe për tiu përkushtuar një projekti të së drejtës ndërkombëtare private.



























13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)