3.2 miliard euro kredi nga bankat e huaja që do të ndryshojnë plotësisht Shqipërinë. Këtë ka njoftuar kryeministri Berisha nga mbledhja e qeverisë së bashku me destinacionin e këtyre fondeve, që do të jetë kryesisht infrastruktura.
"3.2 mld euro është financimi me të cilin Shqipëria do të ndryshohet
tërësisht në infrastrukturën e saj rrugore, ujore, me energjinë e saj,
në lidhjet e saj elektrike. Ishte mesazhi që dërguam me ristrukturimin e
buxhetit. Miqtë dhe partnerët tanë financiar e kanë pritur në mënyrë të
shkëlqyer, si dëshmi e një serioziteti të kësaj qeverie", tha
kryeministri Berisha.
Për shefin e qeverise seria e kredive nga bankat me me emer
ndërkombëtare vjen si pasojë imazhit dhe besueshmerisë që përcjell
qeveria shqiptare. "Ka në bazë para së gjithash besimin tek ekonomia dhe
qeveria shqiptare. Në qoftë se diku ka krizë besimi këtu ekziston besim
i plotë ndaj ekonomisë shqiptare dhe qeverisë shqiptare", vijoi
Berisha.
Kështu kryeministri ka bërë të ditur se rruga Tiranë-Prishtinë do
financohet nga banka gjermane, ndërsa banka e Detit të Zi do marrë
përsipër financimin e Rrugës së Arbërit. Ndërkohë Banka Evropiane do të
kujdest për aksin Tiranë-Elbasan dhe Qafë Botë-Librazhd.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi