Ftoj investitorët estonezë që të vijnë të investojnë në Shqipëri pasi është një vend me mjaft potenciale ka deklaruar në forumin e biznesit Shqipëri-Estoni kryeministri shqiptar Sali Berisha.Ne jemi një vend me mjaft kapicitete si në fushën energjitike ashtu dhe në atë tëv turzimit.



"Ftoj investitorët të investojnë në Shqipëri pasi investimet do të jenë të suksesshme.Vendi ynë ka mjaft potencial si në turizëm ashtu dhe në fushën energjitike.Ekonomia jonë është pozitive pasi kriza botërore ekonomike nuk e preku atë madje pati rritje pozitive. Për bizneset qeveria ka krijuar mjaft lehtësira duke hapur një qendër për licensimin e biznesit në afate të shkurtra kohore. Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm dhe ftohen të gjitha kompanitë estoneze që të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit", u shpreh Berisha.





Kryeministri estonez Andrus Ansip u shpreh se investitorët estonezë janë të gatshëm që të investojnë në Shqipëri pasi ka mjaft fusha me perspektivë.







"Investimet e Estonisë duhet të rriten në Shqipëri pasi ka mjaft fusha me perspektivë dhe ne jemi të gatshëm që të investojmë. Këto investime mund të përqëndrohen në fusha specifike ndër të cilat do të përmendja turizimin një fushë me majft hapësirë për investimet estoneze. Këto investime do të mbështesin Shqipërinë pasi ekonomia e saj ka nevojë për sa më shumë investime", theksoi ai.





Kryeministri estonez ndodhet në Shqipëri që prej ditës së hënë dhe ka kryer një sërë takimesh me personalitete të ndryshme të vendit.