Arrestimet e disa protestuesve të opozitës janë dënuar ashpër nga ish-kryeministri Sali Berisha.


Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson këtë një akt terrori nga ana e policisë së shtetit. Ai bën thirrje për protesta në vazhdim.


Arrestimet natën e Vitit te Ri dhe ditën e parë të tij janë akte terrori, shpallje luftë opozitës, të cilat ftojnë mbarë qytetarët në revoltë të përgjithshme për përmbysjen e regjimit të urryer të Noriegës! Të gjithë në këmbë për orën e fitores!, shprehet Berisha.


2 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)