Anetaret e Kuvendit harrojne etiken dhe protokollin e degjenerojne ne fyerje banale. I tille ishte dialogu i dites se djeshme mes Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist, Taulant Balla, ne oret e para te mengjesit, ne seancen ku po diskutohej ne parim buxheti suplementar i shtetit. "Kryeministri ka nje arsye pse iu desh te largohej me heret nga seanca, sepse, meqe ka dale emri i vajzes se Godos per ministre te Shendetesise, i ka plasur sherri ne shtepi. Vajza e tij do qe te behet, ministre pse jo dhe kryeministre", tha gjate fjales ne Kuvend, socialisti Taulant Balla. Ketu nisi dhe polemika e ashper mes te dyve e cila vuri ne levizje dhe drejtuesen e seances. Akuza direkte per te bijen, beri qe Kryeministri Berisha te shpertheje ne replika. Po te tute cfare bejne, cdo te behen, replikoi Kryeministri. "Ore mbush ti", u kunderpergjigj Balla edhe me i revoltuar.


Pa mikrofone, dy protagonistet e sherrit ne salle debatuan mes njeri-tjetrit. Pas kesaj, ne deklarimet e paradites per media, Balla pretendoi se "Kryeministri e kercenoi se nuk do te hyje me ne Kuvend".


Ne fakt debait u acarua aq shume sa kryetarja e seances plenare Jozefina Topalli u detyrua ta nderprese ate per ta rinisur vetem pas disa minutash. "Kapeni, nxirreni per zhelesh jashte ate zoteri, vagabond", ishte nderhyrja ne seance qe beri Kryetarja e Kuvendit. Kjo kerkese pasoi dhe vendimin per te perjashtuar me vendim te Byrose Parlamentare deputetin Balla, per 15 dite nga Kuvendi. "Byroja nuk mund te pranoje te shnderroje Parlamentin ne arene shpifjesh e turpi", u shpreh Topalli. Ajo tha se perjashtoi Ballen per fyerje dhe prishje te etikes dhe qetesise se punimeve te seances.


Menjehere pas vendimit per perjashtimin e socialistit, u mblodh Grupi i PS-se. Kryetarja Valentina Leskaj tha se deputetet ndjehen te gjithe te dhunuar ne mandatin qe kane, "ne nje parlament ku gjuha rrugacerore e artikuluar mbreme nga goja e Kryeministrit te vendit kaloi cdo kufi, ku dhuna ne drejtimin e parlamentit po shnderrohet ne menyre pune".


"Shqiperia qeveriset, - vijoi Leskaj, - jo vetem nga nje politikan krejt i paafte, por edhe nga nje person i c'ekuilibruar psikologjikisht qe me shfaqjen e djeshme na tregoi fare hapur se perben nje rrezik shoqeror teper serioz", vleresoi Leskaj, duke kerkuar nga institucionet marrjen ne mbrojtje te deputetit Balla. Po keshtu dhe kryetari i LSI-se, Ilir Meta, tha se ne rast se e gjithe opozita do te kishte qene ne bllok dhe ne nje linje me qendrimin e LSI, "sot Sali Berisha do te ishte perpara drejtesise". Rozeta Rapushi


Detaje


Perjashtimi


Nuk eshte hera e pare qe deputeti socialist, Taulant Balla, ndeshkohet nga Kuvendi me perjashtim 15 dite. Gjate ketij mandati te Kuvendit, Balla eshte penalizuar dhe dy here te tjera per prishje te qetesise.





Bojkoti


Opozita bojkotoi menjehere sallen e seancave plenare, pas sherrit mes Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Taulant Balla. Largimi u be pas perplasjeve me Garden qe donte te nxirrte Ballen jashte.





Perjashtohet 15 dite Balla


Me kater vota, Byroja Parlamentare e mbledhur dje, vendosi qe te ndeshkoje me 15 dite "pushim" nga detyra deputetin socialist, Taulant Balla, per fyerje ne Kuvend. "Deputeti Taulant Balla perjashtohet nga pjesemarrja ne punimet e komisioneve te Kuvendit dhe seancave plenare per nje periudhe 15-ditore", vendosen shumica e anetareve te Byrose Parlamentare. "Masa disiplinore shoqerohet me sanksionin financiar, ndalimin e pages per 15 dite. Ngarkohet Sherbimi i Sigurise dhe Sherbimi i Finances per zbatimin e ketij vendimi", vendosi Byroja. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, vleresoi se deputeti Balla, ne seancen e djeshme plenare e tejzgjatur deri ne oret e para te mengjesit, u soll ne menyre te padenje dhe te perseritur, duke perdorur gjuhe ofenduese dhe provokacione te uleta, qe krijuan probleme serioze ne mbarevajtjen e punes se Parlamentit.