Fatjona Mejdini
Buxheti afatmesem i viteve 2010-2012 do te mbeshtese cdo kerkese qe i vjen Shqiperise, ne kuader te anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Ky ishte premtimi qe beri kryeministri Berisha, gjate prezantimit perpara ministrave ne mbledhjen e djeshme te qeverise se projektit per buxhetin afatmesem dy vjecar ne vend. "Une dua te garantoj se buxheti do te mbeshtese fuqishem cdo kerkese qe rrjedh nga procesi i anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ai do te trupezohet ne nje, me te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga ky proces", deklaroi Berisha. Madje kryeministri theksoi se ambicia e Shqiperise e pasqyruar ne kete buxhet ishte edhe me e madhe dhe kishte si qellim, parakalimin gjate ketij mandati disa vende anetare te Bashkimit Evropian. Sipas Berishes, detyra e qeverise ishte qe nepermjet ketij mandati qeveritar, ta conte vendin drejt vendimit perfundimtar, per integrimin ne Bashkimin Evropian. Integrim, qe sipas tij pritet te realizohet ne fillim te mandatit tjeter, duke hedhur dhe idene e nje mandati te trete per mazhorancen e djathte. Kryeministri theksoi ne mbledhjen e qeverise, se ky buxhet i cili ishte edhe me i madhi ne historine e vendit, do ta transformonte plotesisht Shqiperine dhe do t'i jepte asaj nje fytyre evropiane. Nderkohe qe ky buxhet afatmesem, per kreun e qeverise do te jete edhe buxheti i projekteve te medha infrastrukturore ne vend. Ne kete kuader, kreu i ekzekutivit ka nenvizuar se pergjate ketyre dy viteve do te ndertohet rruga e Arbrit me gjithe tunelin e pare 3.2 km apo 3.7 km dhe autostrada Tirane- Elbasan. Nga ana tjeter ky buxhet, do te mbuloje edhe shpenzimet per Boshtin e Jugut, duke garantuar ne kete menyre dhe nje shperndarje akoma me te drejte ne investimeve per infrastrukturen rrugore, ne te gjithe vendin. Njeheresh, kryeministri siguroi se po punohet me shpejtesi me projekte ne te gjitha segmentet, ne segmentin Paper- Berat dhe ne segmentin Berat-Memaliaj. Nje nga qellimet kryesore te ketij buxheti, sipas kreut te ekzekutivit shqiptar, eshte vazhdimi i rritjes se pagave dhe pensioneve per vitet e ardhshme. "Ne duhet te bejme cdo gje, te perpiqemi te deshmojme se deshirojme te paguajme sa me mire administraten shqiptare, sigurisht brenda mundesive. Se dyti, ne duhet te bejme cdo gje qe te kujdesemi per pensionistet shqiptare, pasi jane me te vuajturit e te vuajturve ne te gjithe Evropen", tha Berisha. Po keshtu, kreu i qeverise deklaroi se buxheti do te zbatoje edhe nje nga projektet kryesore te vendit, ata qe lidhet me dixhitalizimin e sa me shume sherbimeve qe te jete e mundur ne vend. Nisur nga parashikimi i ketyre prioriteteve, Berisha deklaroi se ky buxhet perputhet plotesisht me interesat e zhvillimit te vendit.
Buxheti afatmesem, kryeministri fton opoziten ne Kuvend
Projektbuxheti afatmesem mori dje miratimin e Keshillit te Ministrave dhe tashme pritet te kaloje per shqyrtim ne komisionet parlamentare. Me pas pritet miratimi ne Kuvend. Perfaqesuesit e mazhorances, ne menyre te perseritur i kane bere thirrje opozites qe te vije ne Parlament, per t'u bere pjese e shqyrtimit te ketij projektbuxheti dhe me pas ta miratojne ate ne Kuvend. Njeheresh eshte theksuar se eshte e domosdoshme dhe opozitarizimi i se majtes, ne menyre qe te dale nje buxhet sa me i konsoliduar.