Kryeministri Sali Berisha flet ne mbledhjen e qeverise per buxhetin e vitit 2011 qe sipas shefit te qeverise eshte projekti qe do te ruaje stabilitetin makro-ekonomik.

Berisha e vleresoi projektin si realist dhe qe mbeshtet fuqishem rritjen ekonomike. Rruget theksoi kryeministri do te jene perparesia kryesore duke u perqendruar kryesisht te tuneli Tirane-Elbasan rruga e Arbrit dhe rruget e tjera kombetare.

Kryeministri theksoi se buxheti i vitit 2011 mbeshtet fuqishem rritjen e rrogave te administrates dhe pensioneve ne qytet dhe ne fshat.

Po ashtu Berisha theksoi se buxheti krijon hapesire per reformat ne arsim dhe shendetesi si dhe fonde per zhvillimet teknologjike.