Kryeministri Berisha ka shpalosur sot projektet e qeverisë për vitin 2012 ku përparësi të madhe do të ketë sektori i bujqësisë. Ndërsa e ka cilësuar sektorin e bujqësisë si mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, kryeministri Berisha theksoi se qeveria do të ndërrmarrë një projekt për transformimin rrënjësor të këti sektori në Shqipëri.
“Qeveria ka bërë përpjekje të mëdha për bujqësinë dhe në këto vite janë investuar në zonat rurale më shumë se në të gjithë kohrat. Janë ndërtuar mijëra kilometra rrugë të cilat kanë lejuar që energjia e tregut që krijohet të mund të kapë më shpejtësi tregjet e mëdha të vendit. Ky sektor mbetet gjithnjë një nga ndër më të rëndësishmit të rritjes të të ardhurave, të përmirësimit të balancave kombëtare por mbi të gjitha të rimëkëmbjes të atyre që zotërojnë tokën në këtë vend ” ka theksuar Berisha.
Kryeministrit Berisha ka theksuar gjithashtu do të shqyrtohen praktikat më të avancuara që ekzistojnë sot në moshën dixhitale të këtij sektori ndërsa i ka kërkuar Ministrisë së Financave që sëbashku me BSH dhe faktorët e tjerë të bëjë çdo gjë për ngritjen dhe ndërtimin sa më shpejt të infrastrukturës financiare në të katër anët e vendit për mbështetjen e fuqishme të këtij sektori.
Berisha ka theksuar se qeveria duhet ta shohë këtë rrjet të infrastrukturës financiare dhe dixhitale që duhet të mbulojnë gjithë territorin si dy leva shumë të fuqishme, me të cilat jepet një nxitje shumë më e madhe prodhimit bujqësor, por edhe punësimit në këtë sektor.
Ndërsa e ka cilësuar çështjen e kanalizimeve si një problem serioz, kryeministri Berisha kërkoi krijimin e një grupi ndërinstitucional për hartimin e një plani veprimi për të adresuar këtë problem. “Kjo kërkon një zgjidhje të bazuar në një ekpertizë, kërkon që investimet të vijojmë dhe qeveria është e vendosur ti japë një përparësi këtij sektori”ka theksuar Berisha.