Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë fushatës elektorale në mbështetje të kandidatit të Kuçovës, Selfo Kapllani se qeveria do të bëjë investime në infrastrukturë gjatë 4 viteve të ardhshme



“Jam këtu për të garantuar se qeveria do të bëjë që për katër vitet që vijnë mandati i Selfo Kapllanit do të jetë një sukses i vërtet. Qeveria do të mbështes çdo projekt për një Kuçovë evropiane, për një Kuçovë të zhvilluar. Ju garantojë se 4 vitet që vijnë në çdo komunë, fshat dhe lagje të Qarkut të Beratit do të asfaltohet çdo kilometër rrugë. Jemi të vendosur të ngremë në Shqipëri, infrastrukturë të vërtetë Europiane”, tha Berisha.



Ai u shpreh se duke investuar në rrugë do të sjellin përgjysmimin e distancës Kuçovë Tiranë. Kryeministri Berisha deklaroi se jemi të vendosur të ngremë në Shqipëri një infrastrukturë të vërtetë evropiane. “Janë në fillim një sërë projektesh të cilat do të përgjysmojnë distancën Kuçovë Tiranë. Duke nisur nga Boshti i Jugut, në aksin Belsh-Kuçovë, autostradën Tiranë- Elbasan me 32 km, katër korsi, 120 km në orë shpejtësi”, tha kryeministri, i cili nënvizoi se ndërtimi i këtyre rrugëve do të shkurtojë distancat.



Ai iu premtoi banorëve të Kuçovës se komunat e tyre do të kenë infrastrukturë moderne. Gjatë katër viteve kem ndërtuar e rindërtuara 45 shkolla nga te cilat 11 në Kuçove. Duke përmendur investimet e bëra në katër vite në infrastrukturë, ujësjellës shkolla, Berisha premtoi se investimet në këto sektorë do të vijojnë edhe në katër vitet që vijnë. “Kjo është rruga jonë, rrugë në të cilën kemi qytetarin të parin, interesat, mundin djersën përkushtimin, vizionin e tij, në themel.”, tha Berisha.



Berisha tha se “Nuk do ketë familje në mjerim ekstrem. Zero tolerancë ndaj varfërisë,krimit e korrupsionit”- premtoi Berisha gjatë fjalës së tij.

Duke iu referuar kundërshtarit të tij politik, kryeministri Berisha tha se Rama nuk duhet të ketë frikë nga përballja me rivalin politik dhe me votën e shqiptarëve në 8 maj.



Berisha akuzoi kryesocialistin Rama se ka urdhëruar mediat e tij që të 'fikin' ekranet për rivalin e tij në garën për bashkinë e Tiranës, dhe sipas tij "Nuk është kjo rruga që duan qytetarët shqiptarë. Ata janë mendje të pluralizimit shqiptar dhe kanë dëshirë të dëgjojnë Sali Berishën, por edhe Edi Ramën dhe të njihen me alternativat e tyre, shqiptarët kanë dëshirë të dëgjojnë Ramën dhe kandidatin tjetër për Bashkinë e Tiranës, ndaj Edi Rama nuk duhet të ketë frikë nga mendimi dhe vota e qytetarëve"



"Edi Ram- tha Berisha- ka zgjedhur alternativën e rrugës së vetmisë dhe çdo ditë po rend me turravrap drejt shtëpisë së harresës politike".