rama-peleshi-tahiri-kanabis-800x445Një tjetër dëshmi ka ardhur për lidhjet e politikës me fushat e mbjella me kanabis në Shqipëri. Një dëshmi e tillë ka ardhur nga Korça, ku një qytetar denoncon lidhjet sipas tij, të Niko Peleshit me parcelat e mbjella me kanabis-sativa në Drenovë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publike edhe një denoncim të qytetarit dixhital:

"Lidhjet e ngushta të Peleshit me arat e kanabisit në Korçë dhe narkotrafikantë!

Shtoj këtu dhe një herë se në përgjimet e shërbimeve partnere emri i Peleshit është i treti më i lakuar nga trafikantet pas Ramës dhe Saje qorrit! Sb."

"Përshendetje z Berisha i thon ju lutem Peleshit se Kanabis është mbjellë në Korçë në fushën e dyte të tretë dhe të katërt në Drenovë.

Në zonën e bozdovecit.

Dhe policia nuk ndërhyn.

I kanë banditë dhe kriminelë që qëndrojnë me Niko Peleshin.

Në Korçë i shikon rëndom tek hoteli i një biznesmeni.

Ortak me Peleshin dhe njeriu që administron çdo tender.

E quajnë Spiro Bardhi e ka pseudonimin Ragami.

Banditi tjetër është Dania.

Ky ka dalë se fundi nga burgu në Greqi dhe është në Korçë.

Këta janë njerëzit e Peleshit dhe kanabisit në Korçë, këto të dhëna i keni të sakta.

Pas akuzave të drejta ndaj Peleshit.?"