Kreu i të djathtëve, Sali Berisha nëpërmjet një konference për shtyp, mesditën e djeshme u ka bërë thirrje numëruesve të votave për të treguar përgjegjësi maksimale deri në fund të procesit. Dua gjithashtu, të ftoj komisionerët e të gjitha zonave të vendit, numëruesit që e kanë tërësisht në dorë të tyre procesin, të tregojnë përgjegjësinë më maksimale, të respektojnë ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin.

Një lak që na vinte nëpër këmbë, e hoqëm, e lamë mënjanë, vijoi Berisha, ku shtoi se ky apel ishte për çdo zyrtar të piramidës zgjedhore të vendit. Sërish kreu i Partisë Demokratike, ka përsërit se në këto zgjedhje nuk ka të humbur, në këto zgjedhje Shqipëria ka fituar në mënyrën më të merituar, më të shumëpritur, në mënyrën më dinjitoze. Kur fiton vendi, qytetarët vetëm fitojnë, ndaj dhe unë konsideroj këto mesazhe si mesazhet më të rëndësishme që ky vend ka marrë ndonjëherë, sepse siç e dini, ne shqiptarët kishim krijuar një problem të pamerituar në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme në tërësi, dhe zgjedhjeve të tjera, nënvizoi ai. Nga ana tjetër, Berisha pranoni se gjatë zhvillimit të tyre këto zgjedhje nuk ishin perfekte, por ama kishin standarde unike në botë, siç ishte numërimi me kamera. Përsa i përket vlerësimeve të ndërkombëtarëve për standardet, kreu i demokratëve përmendi përgëzimet e marra  nga miqtë më të mëdhenj, ku kryesia e Bashkimit Europian përshëndeti qytetarët shqiptarë dhe zhvillimin e zgjedhjeve; komisioni i Helsinkit të kongresit të Shteteve të Bashkuara përshëndeti zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Unë besoj se ne bëmë atë që na takonte, nuk kam asnjë dyshim, asnjë arsye të dyshoj në disponibiletin e plotë të BE për të pasur dyert e hapura për Shqipërinë.  Natyrisht, unë them se skanë qenë vetëm zgjedhjet, por edhe referendumi në Irlandë dhe është normale se ky referendum vendos për fatin e një dokumenti themelor për BE. Unë kam mirëkuptim të plotë, më duket çudi, sepse çdo stimul negativ në drejtim të zgjedhësve irlandezë duhet shmangur, se ai është në interes, si të atyre që bëjnë pjesë në BE, ashtu dhe i yni që synojmë të ecim më të sigurt drejt BE-së, vijoi ai.