Prezantohet kandidati i shumices ne Pogradec. Kryeministri Pogradeci do jete pasuri e mbrojtur nga UNESCO

Pogradeci do te jete nen mbrojtjen e UNESCO-s ne vitet ne vijim. Ky eshte nje premtim qe Kryeministri Sali Berisha ka bere dje nga qyteti juglindor ku se bashku me numrin dy te qeverise Edmond Haxhinasto kane prezantuar kandidatin per kryetar Bashkie te Aleances per Qytetarin Luan Topciu. Duke folur para qytetareve kreu i qeverise ka renditur arritjet e bera nen qeverisjen e tij te cilat te pakten nga shifrat aktualizohen si kontribute transformuese per qytetin e bukur turistik. Ne keto vite ne kemi investuar per Pogradecin 50 here me shume se 8 vitet e meparshme kemi investuar me shume se te gjitha koherat...Jane ndertuar dhe rindertuar 80 kilometra rruge 16 shkolla jane investuar 25 milione euro ne ujesjellesin e qytetit dhe 14 ujesjelles ne gjithe rrethin eshte investuar ne dhjetera qendra shendetesore po rikonstruktohet spitali si dhe jane subvencionuar rreth 400 hektare dru frutore - tha ai. Pasi ka listuar punen e qeverise ai ka vijuar me premtimet nje nga te cilet eshte edhe perfshirja ne listen e UNESCO-s qe perkufizon nje status te vecante per cdo qytet. Une ju garantoj se 4 vitet qe vijne gjoli dhe brigjet e tij shqiptare do te jene ne pasurine boterore e UNESCO-s - tha Kryeministri. Ne kete kontekst elektoral Berisha nuk ka munguar qe te replikoje me kundershtarin e vet ndaj te cilit kesaj radhe ka gjetur si pike sulmi moton Kurre me. 21 vjet me pare takova ne nje takim me intelektuale Presidentin e asaj kohe dhe i thashe se duhet te hiqte nga Kushtetuta ate nen qe i jepte PPSH-se rolin hegjemon. Ai mu kthye dhe tha Kurren e kurres Une iu pergjigja never say never Kurre mos thuaj kurre. Kur dje pashe ne televizor se si shoku Edi Rama kishte nxjerre nje spot ku thoshte Kurre me. Dua ti them shokut Rama kujdes nga kurre me se fatin e Ramizit do te pesosh pension te parakohshem dhe shume shpejt - ironizoi Berisha. Me te njejten fryme ka folur edhe numri dy i qeverise dhe LSI Haxhinasto i cili u shpreh para qytetareve pogradecare se me Luan Topciun Pogradeci do te jete qender rajonale e turizmit do te jete qendra me ekologjike e turizmit ne te gjithe rajonin. Nga ana e tij vete kandidati Topciu ka shpalosur disa pika te programit te cilat i kane meshuar zhvillimit te turizmit dhe punesimit. Ne 4 vitet e ardhshme do te hapim 3 mije vende pune do te asfaltojme 20472 meter linear qe figurojne te pashtruara ne kete qytet do te riparojme 11526 meter linear rruge te prishura qe figurojne ne kete qytet. Do te sigurojme brenda 6 muajve planin e zhvillimit urbanistik te Pogradecit - tha Topciu.