TIRANE - Në përfundim të protestës përpara Kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se në shesh ishin sot mbi 250 mijë qytetarë. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Berisha thekson se kjo ishte protesta më e madhe që ka njohur Tirana.

“Mbi 250 mijë qytetarë në protestën më të madhe që Tirana ka njohur! Zemërimi popullor në zenit! Tirana dhe Shqipëria ushtonin sot Rama ik! Ik! Ik! Rama shporru! Shporru! Shporru!!”- shkruan Berisha.

(BalkanWeb)