TIRANE - Në prag të ndeshjes me Norvegjinë, të cilën duket se po e pret me padurim, Kryeministri Berisha shkruan në profilin e tij në Fb: "Të dashur miq, sonte luhet superndeshja. Me takikardi po e presim fitoren që na afron pranë Rios. Emocionet nuk shërbejnë, por fitorja sipas premtimit, do shpërblehet me 200 mijë euro. Le t'i urojmë të gjithë sëbashku suksese, ekipit tonë!"

Kryeministri, edhe mbrëmë, në një pub me gjimnazistët e Tiranës, ka uruar fitoren dhe i ka ftuar të gjithë të rinjtë në stadium.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)