Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e së premtes, në një takim me demokratët e Vlorës, se do të bisedojë me Ramën për çështjen e presidentit.



Por ai tha se kryetari i PS-së do pazare për presidentin dhe kërkon të fitojë o të gjitha, o asgjë. Berisha tha se është i angazhuar që të zgjidhet një president konsensual, pasi në të kundërt ai mund të kishte propozuar një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, por që nuk do të merrte 3/5 e votave.

“Ai është shprehur se kandidati nuk do jetë një eksponent politik i PD sepse PS këtë nuk mund ta Zgjedhja e presidentitBerisha-Rama, takimi të dielën
Presidenti, takim Rama-IdriziZaganjori: President mbi palët
mirëkuptojë. Qëllimi ynë është një kandidat që do votohet edhe nga opozita. Ne nuk kemi tre të pestat, ndaj dhe përzgjodhëm një kandidat që sintetizonte diplomacinë, akademinë dhe drejtësinë”, deklaroi Berisha.

Por kryetari i PS e refuzoi kandidaturën e gjyqtarit Xhezair Zaganjori, pasi sipas kryeministrit, ai ka një problem. “Ai nuk fiton dot dhe edhe kur fiton, ai nuk e kupton se ka fituar. Por në politikë nuk ka kurrë ‘ose të tërën, ose asgjë’”, nënvizoi Berisha.

Kreu i qeverisë nuk mohoi se do të dëshironte që presidenti të ishte një nga bashkëpunëtorët e tij, por duke qenë se në këtë rast kërkohet konsensus, shprehu gatishmërinë e tij për ta arritur atë.

“Ky është procesi i kompromisit, le të arrijmë rezultatet. Por atij i duket sikur humbet, sepse do ose të tërën ose asgjë. Të hedhësh poshtë kandidatin të tërin, kjo është të nisesh nga klisheja e armikut”, tha Berisha.

“Ne mbështesim Zaganjorin. Jam i bindur se vendi do bëhet shpejt me president dhe ne do bëjmë çdo gjë që proçeset integruese të ecin përpara, të kryejmë reformat, që duhet të ecin përpara. Ai e ka këtë, nuk do që vendi të ketë një president dinjitoz, por do një pazar me Sali Berishën”, vijoi shefi i ekzekutivit.