berisha ne facebookDeputeti demokrat Sali Berisha ka vazhduar edhe sot akuzat kundër Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministres Mimi Kodheli, për të cilën është shprehur sërish se është e lidhur me trafikun e drogës.


Në një postim në  rrjetin social Facebook ai shkruan se: Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani! Ai sot urdhëroi deputetet e tij ne Komisionin e Sigurisë të hedhin poshtë me vota, kërkesën e deputetëve të PD-së për paraqitjen nesër, në Komisionin e Sigurisë, të znj. Kodheli për të dhënë shpjegime mbi përdorimin e bazave ushtarake për transport dhe trafikim droge. Me këtë akt absurd, Rama vetëm provon vërtetësinë e akuzave të opozitës.Berisha përfundon duke përsëritur sloganin Protestë ndaj Edi Ramës!


15 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Berisha: Rama ka frikë që të dëshmojë Mimi Kodheli u publikua me pare te Gazeta SHQIP.