Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kreun e PS-së Rama nga qyteti i Elbasanit duke deklaruar se kryesocialisti propagandon kundër Shqipërisë në Bashkimin Europian. " Rama po propagandon kundër Shqipërisë në Bashkimin Europian, por ai nuk do mund të pengojë dot integrimin", u shpreh ai.

Berisha pohoi se mafia e tokës, është më e rrezikshmja në Shqipëri. " Mafia më e rrezikshme në Shqipëri është mafia e tokës. Ne do çojmë në burg "Aldo Baret" e tokës", shtoi ai.

Kreu i qeverisë foli edhe për protestën e lajmëruar nga njësitë vendore socialiste në 5 dhjetor duke theksuar se të majtët duhet të shohin fillimisht investimet, e më pas protestat.

Në fjalën e tij Berisha përshëndeti hyrjen në fuqi ditën e sotme të Traktatit të Lisbonës. " Hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës është një mundësi për Shqipërinë në BE. Në do mbajmë premtimin dhe do bëjmë liberalizimin e vizave brenda 6 muajsh", theksoi ai.