Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Edi Rama shiti sot në mënyrë spektakolare Elvis Rroshin për të mbrojtur veten nga përgjimet e kundërshtarëve politikë.


Duke bërë analogji me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry rreth tre muaj më parë, i cili përshëndeti miratimin e ligjit për dekriminalizimin, Berisha shkruan se për ironi sot vetëm pak orë pas vizitës së ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranës, Berisha tha se Rama doli në konferencë jo për ta mbrojtur siç ka bërë deri më tani, por për ta shitur.


Me këtë rast dua ti them Edvin Kristaq Ramës se oficerët mercenar janë ndëshkuar nga drejtësia për faj tendin dhe se mëshira dhe vëllazëria jote për ta, në të vërtetë është identike me atë qe ndjen për Rroshin por je i detyruar ti mbrosh ata se një dite mund ti zëvendësosh në qeli për krimin e shëmtuar qe ke konsumuar me përgjimin e Presidentit te Republikës, kryetarit te opozitës, diplomateve te huaj, kundërshtare politik te tjerë, artisteve gazetareve, analisteve madje dhe qindra qytetareve te thjeshte!, shkruan ai.


 


Reagimi i plotë i Berishës:


Rama shet Rroshin per te mbrojtur veten per pergjimet e kundershtareve politik!


Te dashur miq, Edvin Shullazi shiti sot ne menyre spektakolare Ervin/Elvis Rroshin, kriminelin e tij te dobishem qe vetem tre muaj me pare, tre ore pasi pa u tha boja e vizites shume te rendesishme te sekretarit te shtetit John Kerry, i cili do te pergezonte Shqiperine per ligjin e dekriminalizimit, Edi Rama do turrej ne Kavaje e do dilte triumfator dhe krenar me Elvis/Ervinin e tij, si per ti thene sekretarit te shtetit se ajo qe thate per dekriminalizimin per mua nuk ka vlere apo vlen me pak sesa Rroshi, i cili eshte dhe simboli im i suksesit ose per ti thene Rroshit dhe shqiptareve mos gaboni te kujtoni se Rroshi eshte nje kriminel ose po menduat keshtu mos harroni se ai eshte krimineli im i dobishem!


Per ironi te fatit te zi te Ervin/Elvis/Enver… Rroshi sot perseri, fiks tre ore pas vizites shume te rendesishme te ministrit te puneve te jashtme te Gjermanise, Shtajnmaier, Edi Rama, ne vend se ti premtonte mikut te shquar votimin sipas Venecias te reformes ne drejtesi, do te dilte ne media perseri per Rroshin e tij por kesaj rradhe per te shitur ate dhe mbrojtur menderen e tij.


Keshtu, per kriminelin e tij te dobishem Rroshi, Rama tha se: “Nuk kam asnjë koment sepse nuk bëj pjesë tek ata që kur nuk i pëlqen për arsye politike apo të tjera diçka, përdor politikisht pozicionin e tyre për të sulmuar. Por nënvizoj që çështja duhet të zbardhet me drejtës dhe përgjegjësi të plotë, ashtu siç kam thënë edhe për çështjet e tjera”. Por kur erdhi puna per menderen e tij ne aferen e skandalit te pergjimit banditesk te Presidentiti te Republikes dhe kundershtareve politik me urdher te tij, Edi Rama ishte tani krejt tjeter. Keshtu, per pezullimin nga detyra nga gjykata te mercenarit te tij Çako dhe arrestimin e dy krimineleve te dobishem me uniforme te tij Rama tha:

“Ne nuk mund të heshtim kur shikojmë ndodhira që kapërcejnë kufinjtë e arsyes siç është ndodhia me drejtorin e Policisë së Shtetit, i pezulluar pa prova e fakte, apo me dy drejtuesit e tjerë. Besoj se nuk kam asnjë ekuivok. Unë jam gjithmonë fuqimisht me gjithë zemër në mbështetje të çdo kujt dhe sigurisht në radhë të parë të çdo anëtari apo anëtareje të familjes tonë deri në momentin që ata kanë diçka për të provuar diçka para drejtësisë.


Me kete rast dua ti them Edvin Kristaq Rames se oficeret mercenar janë ndëshkuar nga drejtësia per faj tendin dhe se mëshira dhe vëllazëria jote për ta, në të vërtetë është identike me atë qe ndjen per Rroshin por je i detyruar ti mbrosh ata se nje dite mund ti zëvendësosh në qeli për krimin e shëmtuar qe ke konsumuar me përgjimin e Presidentit te Republikës, kryetarit te opozitës, diplomateve te huaj, kundërshtare politik te tjerë, artisteve gazetareve, analisteve madje dhe qindra qytetareve te thjeshte! sb


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter