Kryeministri Berisha ka deklaruar se kryetari socialist Rama, po zvarritet ne vetmine e tij, nderkohe qe mazhoranca po ecen ne rrugen e zhvillimit te vendit, duke vene ne plan te pare qytetarin. Ne takimet qe ka zhvilluar dje ne Shkoder dhe Kurbin, kryeministri Berisha, ka renditur te gjitha projektet qe qeveria ka ndermarre ne ndihme te qytetareve dhe qe do te ndermerren ne te ardhmen.


Kurbin


Kryeministri Sali Berisha tha dje nga qyteti i Lacit, se pas zgjedhjeve lokale, qeveria e tij ka nje tjeter objektiv, qe Shqiperia te renditet ne vendet e zhvilluara brenda vitit 2017. Nderkohe qe kreu socialist Rama ka gjetur te zvarritet ne rrugen e vetmise se tij. "Nga Kurbini dua t'i them dy fjale zotit Rama; i nderuar zoteri, ne te gjithe qe jemi ketu, te gjithe shqiptaret kudo qe jane, kane se paku 2 rruge: njera eshte rruga e Zotit dhe mjere ai qe kujton se mund t'ua zere, mund t'ua pushtoje rrugen e Zotit besimtareve te tij. Tjetra eshte rruga e lirise, rruga qe na ben ne te mundur qe te zgjedhim ate cka besojme dhe mendojme se dime dhe mund te bejme me mire, ate qe ne na duhet, qe na sherben, qe na zhvillon, na perparon. Kurse ajo qe ofron shoku apo zoteria, eshte rruga e vetmise, rruga pa kthim", theksoi ai. Sipas Berishes, Edi Rama e ka bere zgjedhjen e tij, rrugen pa kthim te vetmise, ndaj ai u beri thirrje te gjithe banoreve te zones qe te bashkohen me alternativen e mazhorances pasi per te i pari eshte qytetari. Gjate prezantimit te kandidatit te "Aleances per Qytetarin" ne bashkine e Lacit, kreun aktual te qarkut, Bardhi Rica, kreu i qeverise siguroi gjithashtu se ne kater vitet e ardhshme qeveria do te financoje cdo projekt te bashkise. "Erdha ketu per t'ju dhene fjalen e nderit se, ne 4 vitet qe vijne qeveria do te financoje cdo projekt qe kryetari i bashkise suaj, kryetaret e komunave te rrethit te Kurbinit, do te hartojne per Kurbinin, nje nga rrethet me te fuqishme turistike te Shqiperise, per Kurbinin, nje nga epiqendrat kryesore te zhvillimit te vendit, per Kurbinin, nje nga zonat me te fuqishme te prodhimeve industriale e bujqesore, per Kurbinin, me nje infrastrukture me moderne ne te kater anet e ketij rrethi. Tani, se bashku kemi edhe nje horizont tjeter, kemi edhe nje objektiv tjeter, Kurbini, Shqiperia vendi i zhvilluar deri ne vitin 2017", premtoi Berisha para banoreve te zones. Ai permendi se vetem dy dite me pare, Brukseli tha se ekonomia shqiptare, jo vetem qe nuk eshte ne krize, por eshte ne vrapim. Ne vrapim sipas tij sepse qeveria juaj ka ndermarre reformat me te thella, ne mbeshtetje te ekonomise. Ndaj kryeministri kerkoi votat ne menyre per te ecur drejt Evropes si vend i zhvilluar, si vend ne te cilin qytetaret e vet do te mekemben gjithnje e me shume. Berisha theksoi se kjo eshte alternativa e mazhorances, alternativa e mundit, djerses, e premtimit, e mbajtjes se fjales, e shkollave, kanalizimeve, turizmit, kopshteve e fermave te zhvilluara private. Ne kete zone, Kryeministri premtoi se per kater vitet e shkuara, ne kete rreth u ndertuan 90 kilometra rruge, me vlere 84 milione euro, 14 sisteme ujesjelles e kanalizime, 16 shkolla, 6 qendra shendetesore, si dhe u subvencionuan 270 ha vreshtari, dru frutore e bime are.


Shkoder


Kryeministri Sali Berisha, tha dje nga Shkodra se ne kete fushate elektorale nuk do te harxhoje as 30 sekonda per te, pasi ai nuk ka asnje alternative. Gjate prezantimit te kandidatit e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", ne Shkoder, Lorenc Luka, kryeministri premtoi se ne kater vitet e ardhshme, mazhoranca do te beje per Shkodren shume me teper se 20 vite te marra se bashku. "Jam ketu, t'ju garantoj se ne 4 vitet qe vine, me Lorenc Luken, do te bejme per Shkodren shume me teper se 20 vite te marra se bashku. Do e bejme Shkodren epiqendren kryesore kulturore te veriut. Shkodra do te kete by-passin e saj, do te ndertojme shtepine e artit dhe rikonstruktojme shume vepra, stadiumin", premtoi kryeministri. Sipas Berishes, ne kater vitet e ardhshme, PD nga 448 km rruge qe ka ndertuar deri me sot, do te ndertoje cdo rruge dhe rrugice te fshatrave te ketij qarku, nga Fierza ne Vermosh. "Me duhet ti them shokut Edi Rama, se ne kete fushate, nuk do te harxhoj as 30 sekonda te merrem me ty, se njeriu qe merret me shume me Edi Ramen, eshte vete Edi Rama. Duaje fatin tend, ne do fitojme", u shpreh i bindur kryeministri. Ai prezantoi kandidatit Luka i cili aktualisht eshte edhe kryetari aktual i Bashkise, duke vijuar premtimet se vetem ne kete mandat, u ndertuan 130 shkolla dhe te tjera do te ndertohen ne vijim.





Premtimi


Ne kete fushate elektorale, kryeministri Sali Berisha premtoi dje ne Lac, se do te


cdo projekt qe kryetari i Bashkise, kryetaret e komunave te rrethit te Kurbinit, do te hartojne per Kurbinin, nje nga rrethet me te fuqishme turistike te Shqiperise.