Tiranë- Sëbashku arritëm shumë. Gjetëm një vend jashtë Nato-s, me rradhë për viza, me rroga e pensione mjerane e me mungesa në drita, ujë, rrugë, shkolla e investime. Sot vendi ka ndryshuar shumë, por kemi ende per të bërë. Mirëpres sugjerimet tuaja për mandatin e ri tek 0672099410. Miqësisht Sali Berisha.
Ka qenë ky mesazhi që përmes rrjetit të kompanive telefonike Berisha u është drejtuar shqiptarëve duke kërkuar sugjerimet e tyre.
Por ky mesazh i ka shkuar edhe Edi Ramës, i cili i ka kthyer këtë përgjigje: Më erdhi një SMS nga Saliu! Do sugjerime nga njerëzit. Unë i sugjerova të shkojë të punojë gjysh full time tani se dhe rrugët u lodhen me të:-),-shkruan Rama në faqen e tij në rrjetin social Twitter.
Ndërkohë Rama pas takimit me Jonathan Moore e me Dhomën Amerikane të Tregtisë teksa i përgjigjej kryeminsitrit ka hedhur edhe një tjetër postim ku e akuzon: Rruga “e re” buze liqenit te Lasgushit nje kasaphane e vertete! Keshtu mund te ndertojne vec qorra dallkauke qe nuk e duan kete vend:-(((.