Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, debatuan në Kuvend për situatën e kriminalitetit dhe trafikun e drogës në vend. Berisha akuzoi Tahirin si mbeshtetës të bandave dhe trafikant droge. Por Ministri i Brendshëm tha se ish-kryeministri hesht dhe nuk flet asnje fjalë për ligjin e vettingut  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa akuzoi Partinë Demorkatike se beri çmos ta pengonte reformën.


Ish-kryeministri Sali Berisha, nga salla e Kuvendit  akuzoi qeverinë si organizatë kriminale, ndërsa i bëri thirrje qyetarëve që të bashkohen për largimin e saj.


Berisha tha se Kryeministri mbron dhe është i lidhur me krimin, ndërsa akuzoi dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri si të lidhur me trafikun e drogës.


Berisha: Ky është Edvin Shullazi që priste Shullazin në zyrë dhe i jepte porosi shko kërcënon Lul Bashën. A e shndërruat vendin në kanabistan, e shndërruat vendin në Kolumbi të Europës? A e dini ju se skafi i Saje Qorrit është sot mjeti më i fuqishëm i transportit të drogës nga Bishti i Pallës deri në Karaburun.


Berisha tha se sot shqiptarët janë të pa shpresë, ndërsa po marrin rrugët e emigrimit.


Berisha: Forumi Ekonomik Botëror ka dhënë statistikën më tragjike, shqiptarët renditen të dytët në botë për braktisjen e vendit të tyre, për numrin e qytetarëve që kanë braktisur vendin e tyre, 1.2 milionë.


Me Kryeministrin replikoi Ministri, Saimir Tahiri, i cili tha se ish-Kryeministri flet dhe hedh baltë për gjithçka, por hesht për reformën në drejtësi.


Tahiri: Ju jeni gati të dilni këtu dhe të përdridheni edhe për skafet edhe për makinat edhe për drogën edhe për hashashin dhe për të gjitha, nuk lini gjë pa thënë. Po për reformën në drejtësi përse nuk dilni? Po për reformën në drejtësi përse nuk dilni? Si e keni hallin? Cili gjyqtar ju ka lidhur prej fyti? Ku jeni lidhur prej fyti? Të është bërë zakon të flasësh për shtëpinë e Edi Ramës. Mirë e bën fundja se të gjithë politikanët pasuritë duhet ti kenë nën dritën e syve të publikut dhe mirë e bën pavarësisht abuzimit. Po Edi Rama  e ka sqaruar zyrtarisht, publikisht historinë e shtëpisë së tij.


Tahiri i tha Berishës se ai është politikani i vetëm në Shqipëri dhe më gjerë qe për djalin e tij janë shkruar libra dhe është bërë film në Hollywood.


 Tahiri: Kurrkujt në këtë parlament sot e 25 vitet e kaluara nuk ka njeri që ti shkruaj libër për djalin. Nuk ka njeri. Je i vetmi ti, apo ti bëjnë filma Hollywood-i? Je i vetmi ti. Po dil të paktën fol për vetingun dhe reformën në drejtësi. Lëri thashethemet, lëri mashtrimet, lëre baltën fundja. Mund të ketë hije një ditë një lloj fisnikërie këtu në këtë podium që të dalësh dhe të flasësh vërtetë për atë që presin qytetarët. Mund të ketë hije për çfarë ke qenë në këtë vend, detyrat që ke mbajtur dhe fundja për çfarë do të mbajë mend. Por dil e thuaj një llaf për reformën në drejtësi. Dil thuaj një fjalë për vetingun. Se mua ma do mendja se nuk ndahemi kur vjen puna për të dënuar gjyqtarët e korruptuar, pavarësisht se ti kur të zëmë në gojë Gjin Gjonin, thua lani gojën. Po të paktën dil thuaj një fjalë.


Tahiri kërkoi bashkëpunimin e Partisë Demokratike që të garantohet zbatimi i reformës në drejtësi.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter