Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ka denoncuar trajtimin çnjerëzor që sipas tij po u bëhet 23 të arrestuarve të protestës së Rrugës së Kombit.


Berisha shkruan se urdhër-arrestet për protestuesit nuk janë lëshuar nga prokuroria, por janë plotësuar nga policia me urdhër të Edi Ramës.


Sipas Berishës, kjo nuk ka ndodhur as në ditët më të zeza të diktaturës.


Postimi i Berishës


Raporti i Avokatit te Popullit denoncon barbarite e Narkoshtetit:


– Rrembim te protestuesve pas mesnate apo arrestime pa mandat te plotesuara

– fallsifikime te dosjeve

– tortura çnjerezore, perdorimi i urise!


Te dashur miq, Raporti i Avokatit te Popullit per dhunen policore te krimineleve me uniforme, narkopolicve ne Kukes, me urdher te Edi Rames, sjell deshmi tronditese dhe denoncon dhe akuzon narkoshtetin per rrembime te verteta te qytetareve.


Rraporti verteton se protestuesit jane te rrembyer pasi ne kundershtim me kushtetuten ata jane te mbajtur te arrestuar pa dokumente, njelloj si te marre peng!


Po citoj:,”Elementi tjetër shqetësues nga ana proceduriale në rastin e arrestimeve të qytetarëve nga Kukësi që ndodhen aktualisht në komisariatet e Tiranës, është mungesa e dokumentacionit shoqërues për ndalimin e tyre dhe mos-vënia formalisht në kohën e duhur në dijeni e të ndaluarve për arsyet e ndalimit”.


Gjithashtu raporti verteton se narkopolicia ka bere:


-Falsifikim te dhenash. Keshtu ne raport shkruhet:

“Gjithsesi dokumentacioni paraqiste parregullsi pasi si orë e ndalimit të të arrestuarve shënohej ora e mbërritjes së tyre në komisariat(ne Tirane shenim i imi) dhe jo ora e ndalimit të tyre në momentin kur janë shoqëruar nga Policia në Kukës.

Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po mbahen aktualisht 13 të ndaluar situata ka qenë gjithashtu problematike. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se plotësimi i procesverbaleve për të ndaluarit ka nisur vetëm rreth orës 16.00 të mbasdites(pra 13 ore pas grabitjes ne shtepite e tyre,shenim i imi) ndonëse ata ishin sjellë rreth orës 08.00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë.


Akoma me antikushtetuese provohet nderhyrja nga skandali i turpshem i radhës i prokurorise politike.


Keshtu Avokati i popullit konstaton se u gjeten numra urdher arrestesh por jo urdher arreste te plotesuara nga prokurori, dmth policise me urdher te kryeprokurorit Edvin Kristaq Rama i eshte dhene blloku i urdher arresteve te prokurorise per ta plotesuar ajo vete.


Kjo nuk ka ndodhur as ne ditet me te zeza te diktatures. Keshtu ne raportin e Avokatit te Popullit thuhet se: Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit. Në to citohej urdhëri i ndalimit nga Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të perfaqesuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve. Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes”.


Raporti i Avokatit te Popullit konstaton se ndaj protestusve te rrembyer u ushtruan nga narkopolicia,

– Tortura çnjerezore me privim te ushqimit. Ne raport thuhet:

“Deri në orën 14.00, në komisariatet 1 dhe 2 nuk ishte përmbyllur ende procedura për të bërë të mundur trajtimin e personave me ushqim. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Drejtorinë e Policisë ku deri në orën e përfundimit të inspektimit (18:00) ende të ndaluarit nuk ishin trajtuar me ushqim.”


Duke shprehur solidaritetin tim me te madh me protestuesit guximtar dhe te pamposhtur te Kukesit, qendresen dhe kerkesat e tyre, denoncoj me forcen me te madhe keto qendrime barbare, antikushtetuese te kryegjykatesit, kreyprokurorit Edvin Kristaq Rama dhe te narkopoliceve dhe narkoprokuroreve te tij dhe ju beje thirrje shqiptareve te ngrihemi fuqishem ne nje revolte mbare popullore dhe te hedhim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin dhe kliken e tij!


2 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)