E merkure 21 Dhetor 2011 1649

KRYEMINISTRI SALI BERISHAMbledhja e qeverise dhe fjala e kryeministrit i eshte kushtuar urbanizimit te shoqerise shqiptare fakt ky qe doli pas publikimit te rezultateve te censusit.



Duke zgjedhur te mos flase per problemet urbanistike dhe sociale qe levizja e popullsise ka sjelle ne qytetet kryesore te vendit kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se levizja e popullsise drejt qendrave urbane eshte nje tregues i rendesishem i zhvillimit te vendit. Gjate mbledhjes se qeverise kryeministri eshte ndalur edhe tek infrastruktura. Keshilli i Ministrave ka miratuar marreveshjen per huane qe do te perdoret per ndertimin e by pass te Fierit duke premtuar edhe ndertimin e nje by pass per Vloren. Nderkohe qe gjate mbledhjes se Komitetit te Planifikimit te Strategjive kryeministri ka vleresuar bashkepunimin e opozites ne hartimin e strategjise per integrimin. Per sa i perket zhvillimit te vendit shefi i ekzekutivit Berisha eshte perqendruar tek rritja e mireqenies se qytetareve tek zhvillimi i qendrueshem duke mbrojtur mjedisin si dhe tek projekti i drureve frutore e Shqiperia dixhitale.

 


 


Shiko kroniken video ShareTweet