Kane pronen e tyre te trasheguar brez pas brezi, por fale neglizhences se treguar per vite me radhe nga ana e shtetit dhe e strukturave pergjegjese regjistruese, nuk kane tapine e saj. Kryeministri Berisha kerkoi dje qe ne vend, te plotesohej i gjithe dokumentacioni per ata persona te cilet ndonese zoteronin nje prone ne menyre te rregullt, nuk kishin dokumentacionin e duhur per te verifikuar kete gje. "Jane rrethe te tera, ne te cilat nuk gjendet asnje dokument. Nuk kane as dokumentet e shtepise ku i ka lindur gjyshi dhe stergjyshi. Sigurisht qe shtepia nuk vihet ne diskutim, por ai do te pajiste me dokumente", deklaroi Berisha ne fjalen e tij, duke kerkuar zgjidhje sa me te shpejte te ketij problemi. Sipas kreut te qeverise nje vend modern si Shqiperia, me ambicie per t'u bere pjese e Bashkimit Evropian, nuk mund te toleronte qe qytetaret e saj te perballeshin me fenomene te tilla. "Ne jemi nje shtet modern. Ne po vijme ne moshen digjitale. Nuk mund te pranojme qe te tjeret te mos kene titullin e pronesise se shtepise se tyre. Ne do t'i pajisim ata, me drejtesi, me transparence", kerkoi dje Berisha nga strukturat pergjegjese per regjistrimin e pronave. Kreu i qeverise pak jave me pare ne nje deklarim per median theksoi se do te merreshin te gjitha masat ne muajt ne vazhdim per te permbushur ne menyre te plote edhe reformen ne pronesi, si nje reforme e rendesishme kjo ne kuader edhe te aspiratave te vendit per te perthithur investitore te huaj. Sipas Berishes, do te merren shume masa ligjore me te cilat pritet te plotesohet ky proces, qe aktualisht shikohet si nje nga problematiket ne vend. F.M