Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne koncertin festiv per te rinjte ne Qytetin Studenti nga ku deklaroi se endrra europiane u be realitet. Mes qindra te rinjve te pranishem dhe nen performimin e disa artisteve me te njohur te skenes se muzikes shqiptare Kryeministri uroi te rinjte per liberalizimin e vizave. Urimet me te mira qe ju sot festoni ne kete shesh sheshin e lirise festoni diten tuaj si qytetare te lire si qytetare qe do te mund te udhetoni pa viza ne mbare Europen. ndrra juaj me e bukur endrra europiane behet realitet u shpreh Kryeministri. Ai tha se shembja e Murit te Berlinit ne Tirane 20 vjet me pare i dedikohet rinise studentore te kohes e cila me guxim dhe vendosmeri i hapi rrugen zhvillimeve demokratike ne vend. Vendimi per heqjen e vizave ishte arritja me e madhe e



shqiptareve pas shembjes se murit te Berlinit ne Tirane ishte arritje me ndikim te madh ne jeten personale te cdo shqiptari ne dinjitetin e tij. Por eshte arritja e dyte madhore ne lirine e shqiptareve te cilen ata jua dedikojne ju rinise studentore te mbare vendit. Ju ishit te paret qe 20 vjet me pare late bankat e auditoreve dhe klasave te universiteteve dhe mbushet rruget dhe sheshet e Tiranes me thirrjen E duam Shqiperine si gjithe Europa tha Berisha. Kreu i qeverise u shpreh krenar per Shqiperine duke thene se tashme shqiptaret jane qytetare te nje vendi i cili cilesohet si i bukuri i dheut ne turizem. Ju jeni fatbardhe jeni te lumtur sepse takoheni me Europen prekni Europen si qytetare te nje vendi te lire si qytetare te nje vendi anetar te NATO- si qytetare te nje vendi i cili tri jave me pare do te shpallej njeshi i botes do te shpallej miss bota do te shpallej e bukura e dheut per turizmin per qytetaret e mbare botes deklaroi Kryeministri.