Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se në Kryeministri ka një makinë të posaçme që numëron paratë.


Sipas Berishës, makina ka dy vite në ndërtesën qeveritare dhe ka shkuar atje për shkak se kryeministri Edi Rama-gjithnjë sipas Berishës-e ka fiksim të numër paratë që shkojnë me çanta atje.


Madje tha se me para të tilla u pagua edhe ditëlindja e djalit 1 vjeçar të këshilltarit më të afërt të kryeministrit Endri Fuga, ditëlindje sipas Berisha që u zhvillua në Kotor të Malit të Zi me 470 të ftuar.


Postimi i plotë i Berishës:


Makina e numërimit të parave në kryeministri ne zyren e Gysit, tepricat i le per Fugen!


 Te dashur miq, prej pothuaj 2 vitesh, ne kryeministri dhe konkretisht ne zyren e famozit Gys, funksionon njelloj si ne banka makina e numërimit të kartëmonedhave, te cilat vijnë me çanta por ndodh dhe me valixhe ne zyrën e Rames!


Ky i fundit, manjak pas saktesise se shumave qe i dhurojne, i kalon donacionet e bujareve tek zyra e Gysit per numerim. Pasi numerohen ato serish kthehen ne zyren e Rames por duhet te themi te verteten se Rama nuk pranon ti marre te gjitha vet.


Ai bujarisht shperblen mire edhe Fugen dhe me pak Gysin dhe Agaçin pasi Rama e di se ata ne gjoba nuk te falin. Perseri edhe per keta, ne mos rrjedhte pikon. Kurse per manarin, pra sugar Fugen, qe ka pasion te veçante paruket, jo te burrave por te zonjave, dobesia eshte e madhe!


 Keshtu, burime prane makines se numrimit te parave, eshte vet Rama direkt qe i sponsorizoi Fuges festen e ditelindjes se djalit nje vjeçar ( te cilit i uroj jete te gjate) ne Kotor me 470 te ftuar ne njerin nga hotelet me luksoze te Kotorit, shoqeruar me nje tur Kotor-Dubrovnik me nje mega jaht sheikesh.


Ne nje kohe qe i ati i djalit vetem tre vjet me pare ka firmosur per here te pare ne bordero. Natyrisht kjo feste nuk u sponsorizua me parate e buxhetit, si dasma me dy raunde e “zogut” te Rames, Veliaj, por hajt te themi me tepricat e makines se Gysit. Sugari eshte dobesia e Rames!


berisha


/Ora News/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter