E merkure 17 Tetor 2012 1809

Kryeministrit BerishaKryeministrit Berisha dhe kryesocialisti Rama ndodhen te dy ne Bukuresht por me axhende te ndryshme nga njeri-tjetri. Kreu i qeverise mori pjese ne punimet e kongresit te Partive Popullore Europiane qe po zhvillohet ne kryeqytetin rumun.



Gjate qendrimit te tij ne Bukuresht Berisha mbajti takime te vecanta me ish-ministrin italian Frattini dhe ministrin e jashtem te Austrise me te cilet diskutoi procesin eurointegrues te Shqiperise. Lidhur me tre kushtet e mbetura per statusin e kandidatit kryeministri tha se vullneti i maxhorances eshte i plote ndersa shtoi se qendrimet bllokuese dhe konfuze te opozites po vonojne miratimin e ketyre ligjeve ne kohen e duhur. Nga ana tjeter kryesocialisti Rama ka zhvilluar nje takim me kryeministrin e Rumanise Viktor Ponta me te cilin ka folur rreth perspektives evropiane te dy vendeve. Me kryeministrin Viktor Ponta per perspektiven evropiane dhe planin e bashkepunimit sot ne opozite e neser ne qeveri - eshte shprehur Edi Rama ne rrjetin social Twitter. Gjate paradites kreu i PS-se Rama ka pasur nje takim me studente shqiptare ne Bukuresht.

Komente

Facebook