Ish prokurori i diktaturës, Skënder Breca, për të cilën Berisha akuzon Presidentin Bamir Topi se e ka dekoruar, ndërkohë që me firmën e tij është vrarë një njeri në kohën e diktaturës, fillimisht është emëruar anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitin 1992, post të cilin e mbajti për katër vjet, me firmën e ish presidentit Sali Berisha.


Për herë të parë, gazeta shqiptarja.com sjell dokumentin ekskluziv të firmës që ka vënë kryeministri Sali Berisha për prokurorin që me firmën e tij ka vrarë një njeri në kohën e komunizmit.


Skënder Breca ka qenë prokuror në vitet e diktaturës. Në vitin 1979 mban përgjegjësi për vrasjen e një personi, i cili është përmendur edhe nga kryeministri Sali Berisha në vitin 2008, pak kohë pasi presidenti i kishte dhënë Medaljen e Mirënjohjes. Por vetëm pas daljes së tij skandali, filluan edhe dëshmitë për kohën dhe aktivitetin e tij. Dekorimi solli dhe reagimin e të afërmve të të pushkatuarit, Xhelal Koprencka, si dhe të ish të përndjekurve. Kreu i shtetit Bamir Topi kërkoi ndjesë për këtë gabim njerëzor, pasi këshilltarët e tij nuk e kishin studiuar sa duhet dosjen./shqiptarja.com