Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video, ku kryeministri Rama ka folur në gjuhën greke, duke shkaktuar edhe debate mes tyre. 


Sali Berisha: Së pari më duhet ti them Noriegës se ( qesh se u bërë dhe kryetare e Tiranës dhe fluturon)


Në Himarë po mbulon mafien me mafie. Sa i përket patetizmit tënd dhe problemit me Grqinë ftoj shqiptart të dëgjojnë këtë zotëri: (Videoja e Ramës kur flet greqisht) Ky është Edvin Kristaq Rama duke mbajtur fjalim.,Antishqitpari më i ma dhi Rajonit dhe Europës. Ky patrioti në i madh!


Edi Rama: Doli la voce del padrone. Ajo që nxore këtu si zbulim për kazanin e qytetarëve të tu dixhital është fjala përshëndetëse në kongresin e PASOK me një video në pamundësi për të shkuar atje në atë periudhë. Të çohesh këtu pse unë kam folur në një gjuhë tjetër dhe tregohesh hapur sa i dyfishtë je këtë mbaje vetë. Ato gjuhë që i di nuk i kam ndërtime pa leje. Kjo ka rëndësi.


Nuk ka palë të tretë në këtë histori Sali. Unë e di që me palën e tretë ke kujtime të hidhura. Kur vjen puna tek Shqipëria mos u bëj më grek se grekët dhe më turk se turqit dhe më ordiner se ordinerët.


Sali Berisha: Ajo që shihni në Himarë është një agresion mafioz i turpshëm ndaj qytetarëve krenarë që kanë qenë e mbeten bastion i shqiptarizmit. Ka pasur një studim të një prej kompanive më serioze në botë në Britani, masterplan, i cili përcaktonte se ku nuk mund të ndërtohej. Ky studim përmbysi një studim të mëparshëm po të partisë tuaj e cila përcaktonte se ku klientela do të ndërtonte. Ky zotëria përmbysi studimin britanik. Pse nuk pati sherr 8 vjeçar ?! Sepse ky përmbysi studimin britanik dhe bëri studimin tjetër sipas të cilit, këtu do të ndërtojë Olsi e atje tjetri, dhe u vënë hurin qytetarëve të Himarës.



/Oranrews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter