21-11-2010 / Gazeta 55

Rrjeti televiziv CNBC informon teleshikuesit dhe investitoret amerikane se rritja ekonomike ne Shqiperi prej 6-sh ne vit eshte nje shifer qe perkthehet ne nje garanci per sukses ne investime

Gjate nje interviste per rrjetin amerikan televiziv CNBC kryeministri Sali Berisha fton investitoret e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te mbare botes te vijne te investojne ne Shqiperi. Shqiperia iu ofron investitoreve mundesi te cmuara investimi ne turizem miniera dhe energjetike. Eumlshte nje vend me potenciale te medha te energjise se rinovueshme. Me shume se 440 hidrocentrale do te ndertohen ne Shqiperi ndaj investitoret duhet ti shohin seriozisht mundesite per te investuar ne kete fushen- u shpreh kryeministri Berisha. Perfaqesuesi i BEG Kompani qe po nderton Hidrocentralin e Kalivacit ne Shqiperi Francesco Bechetti inkurajoi nismen e qeverise duke i konsideruar si arritje madhore investimet ne energjetike. Ai thote se pozicioni gjeografik i Shqiperise dhe potencialet hidro-energjetik jane garanci per ta shnderruar vendin tone ne vendin kryesor te prodhimit te energjise se rinovueshme ne Evrope. Kalivaci eshte nje nder HEC-et e para qe po ndertohet pas 30 viteve ne Shqiperi dhe grupi energjetik Bechetti po zhvillon edhe projekte te tjera ne Shqiperi perfshi edhe ato te prodhimit te energjise se eres. Te investosh sot ne Shqiperi ne kohen e krizes se rende boterore eshte mjaft me e lehte se para 10 vjetesh- siguron investitoret z.Bechetti ndersa leshon nje apel publik ndaj sipermarresve amerikane se ne klima e biznesit ne Shqiperi eshte mjaft optimiste ndryshe nga pjesa derrmuese e globit qe po lengon nga pasojat e recensionit global. Televizioni CNBC informon teleshikuesit dhe investitoret se rritja ekonomike ne Shqiperi prej 6-sh ne vit eshte nje shifer qe perkthehet ne nje garanci per sukses ne investime.

...