Normal apo i sëmurë. Kështu e nis postimin në FACEBOOK, ish-kryeministri Sali Berisha, teksa komenton intervistën e Edi Ramës në “Opinion”. Berisha kujton se Edi Rama, ka kërkuar ndëshkimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami. Berisha shkruan se gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, Rama tha se statusin që kish shkruar për Imamin në FACEBOOK-un e tij, nuk e kishte shkruar vetë. Berisha ironizon duke thënë se me siguri e kishte dhene Facebook me qira. Po ashtu, ish-kryeministri kujton deklaratat e Ramës Opinion, se rritja e prodhimit të energjisë shoqërohet me rritjen e çmimit të energjisë, si dhe në 100 ditët e para qeveria Rama-Meta nuk ka patur asnjë dështim. Nisur nga këto konstatime, Berisha kërkon që gjithsecili të vlerësojë vetë deklaratat e kryeministrit Rama.