Na ndajnë vetëm 24 orë nga protesta e nesërme e opozitës para Kryeministrisë, dhe PD e LSI janë duke kryer lëvizjet e fundit për mobilizimin e strukturave dhe mbushjen e bulevardit Dëshmorët e Kombit me sa më shumë qytetarë të revoltuar me qeverinë e Edi Ramës.


Por, në përpjekjen për të siguruar pjesëmarrje masive në protestë është përfshirë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.


Nëpërmjet një video-mesazhi me përmbajtje të fortë që e ka postuar në Facebook, ai numëron arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë kundër qeverisë aktuale.






Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 15. März 2019



Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka dhunuar, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra, ndaj protestojmë, thuhet ne mesazhin e videos qe ka postuar Berisha.


Me tej, në video theksohet: Qeveria na ka shpërfillur e harruar, por ne e kemi fatin në dorën tonë, ndaj jemi ngritur të gjithë në këmbë. Ne jemi ende shqiptarë krenarë, ne jemi ende qytetarë europianë, ne jemi ende njerëz të lirë, ndaj nuk trembemi, nuk nënshtrohemi, por ngrihemi dhe fitojmë.