Azerbajxhan Kryeministri Berisha në vijim të vizitës në Azerbajxhan ka takuar homologun e tij, Artur Rasi-zade, ku dhe kanë nënshkruar një marrëveshje për mbrojtjen dhe nxitjen e investimeve mes dy vendeve.
Gjithashtu në kuadër të këtij takimi është nënshkruar dhe një Memorandum për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë, gjë që është vlerësuar nga kryeministri Azerbajxhanas.
Ndërsa Kryeministri Berisha i ka ftuar investitorët azerë të investojnë në Shqipëri dhe sipas tij mund të investohet në sektorin e energjitikës, turizmit etj. Gjithashtu kryeministri deklaroi se vendi ynë është i gatshëm të presë cdo lloj investitori dhe çdo qytetar edhe në qoftë se vjen si turist.
/IDEA/
Shkrime të tjera me interes:
- Gazsjellësi transadriatik, Berisha vizitë zyrtare në Azerbajxhan Tiranë- Në kuadër të bisedimeve për gazjellësin transadriatik, kryeministri Berisha...
- Marrëveshja PS-PD, Berisha: Në interes të integrimit të vendit Norvegji- Kryeministri Sali Berisha, u shpreh se e vlerëson marrëveshjen...
- Buxheti 2012, Berisha: Rrogat, pensionet, asistenca ekonomike do rriten Tiranë- Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë shprehu se rritja...