Ne rrjetin e tij social “Facebook”, kryeministri Berisha ka shprehur impresionet e tij, ne lidhje me takimin e zhvilluar nje dite me pare me mesuesit e qytetit te Elbasanit, duke u shprehur se, arsimi ka qene dhe do jete perparesia jone me madhore. “Takimi i djeshem me mesuesit ne qytetin e Elbasanit, djepin e arsimit tone kombetar, ishte frymezues! Une aty isha thjesht si nje ish nxenes, qe ka admiruar shume mesueset dhe mesuesit e tij, si nje prind dhe gjysh i vemendshem per shkollimin e femijeve, mbesave e niperve te tij, si nje qytetar qe beson dhe nderon shume dijen dhe vlerat e saj”. Me tej, ai shkruan se ne ekspozene time, theksova se keto vite iu kemi faktuar shqiptareve se per ne arsimi eshte ceshtja me serioze. Ne mbajtem premtimet; rritem 120 deri ne 150% rrogat e mesuesve, shtrime internetin ne 2000 shkolla te vendit nga vetem 40 shkolla me internet ne vitin 2005, rritem nga 900 ne 24 mije numrin e kompjutereve ne shkolla, ndertuam dhe rindertuam mbi 1300 shkolla. Sot 92% e nxenesve qe mbarojne arsimin baze, ndjekin shkollat e mesme dhe 72% e maturanteve, ndjekin universitetet. Keto jane nder nivelet me te larta ne bote”. Me tej, kryeministri thekson se, qellimi yne me kryesor per 4 vitet e ardhshme, eshte cilesia dhe rritja e saj. Mesueset dhe mesuesit shprehen dje mendime, propozime, kritika, opinione, qe do te pasurojne shume programin e PD per 4 vitet qe vijne.


Takimi


Une aty isha thjesht si nje ish nxenes, qe ka admiruar shume mesueset dhe mesuesit e tij, si nje prind dhe gjysh i vemendshem per shkollimin e femijeve, mbesave e niperve te tij, si nje qytetar, qe beson dhe nderon shume dijen dhe vlerat e saj