Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se ka vjedhur dhe falsifikuar tabelat në Qarkun e Lezhës.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook”, Berisha ka reaguar lidhur me hapjen e 10 kutive në qarkun Lezhë.
“Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me fallsifikim tabelash dhe mashtrim në numerim 706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me drogë dhe trafiqe!”- shkruan Berisha.
Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesat ankimore të dy partive, PS dhe PD, pas administrimit dje të 16 kutive të qarkut Lezhë. Vendimi i KQZ-së i 10 korrikut ndryshoi raportin e mandateve mes koalicioneve, 4 me 3, në favor të koalicionit të djathtë.