Në një prononcim për VOA, kryeministri Berisha nuk dha asnjë koment në lidhje me vendimin e KQZ-së për të numëruar kutitë e Fierit të cilat i dhanë një mandat më shumë Partisë Socialiste në këtë qark. 

WASHINGTON- Në një prononcim për Zërin e Amerikës, kryeministri Berisha nuk dha asnjë koment në lidhje me vendimin e KQZ-së për të numëruar kutitë e Fierit të cilat i dhanë një mandat më shumë Partisë Socialiste në këtë qark.
Kryeministri ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Partia që ai drejton është në pritje të rezultatit përfundimtar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Berisha është shprehur se ankimimet në KQZ nga ana e partive janë normale, ndërkohë që deklaroi se kQZ po bën punën e saj pa asnjë lloj presioni.

“Nuk kam asnjë koment. Jam shprehur se rezultati përfundimtar del nga KQZ, që ka bërë një punë shumë serioze dhe zbatim të plotë të ligjit. Ndaj, institucionet e vlerësimit të rezultatit janë institucione që do bëjnë punën e tyre pa asnjë lloj presioni. Nëse vlerësojmë tërësinë e ankesave, këto kanë qënë më normalet në historinë e zgjedhjeve” theksoi Berisha për VOA.
(e.n/voa/BalkanWeb)