Kryeministri Berisha ka refuzuar publikisht dje takimin me kreun e opozitës, Edi Rama, për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri. Tha se marrëveshjet më të mëdha me Ramën, nuk i ka arritur në takime direkte, por me të deleguar.


Por, poshtë tavolinave thuhet se Berisha refuzon që të takohet me Ramën, pasi nuk ia fal atë që ndodhi më 21 janar.


Këtë gjë e pohonte një ditë më parë deputeti Erion Braçe, që thosh se, më thonë se Berisha refuzon takimin me kryetarin e PS, Edi Rama për shkak të 21 janarit. Kulmi. Vrasësi refuzon. E pohonte gjithashtu edhe shqiptarja.com, sipas së cilës, Berisha nuk ia fal Ramës rrethimin më 21 janar. Mos vallë Berishës nuk duhet tja falin 21 janarin?