Ish-kryeministri Sali Berisha për lajmin se Bilal Shehu, një 48-vjeçar shtetas amerikan u deklarua fajtor të mërkurën pasi ka dhënë me vetëdije donacione dhe kontribute të huaja për fushatën e presidentit amerikan. Ai ka pranuar kalimin e paligjshëm të një shume prej 80 mijë USD nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama për fushatën e rizgjedhjes President të Barack Obama.


Në një reagim në Facebook, Berisha hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama dhe Shehut, duke e cilësuar këtë këtë fundit si burri” dhe “bashkëshorti” i Edi Ramës.


Reagimi i plotë i Berishës


Ne New York plas skandali trondites “Bilalgate”!


“Burri” apo “bashkeshorti” i Edi Rames, taksisti Bilal Shehu rrezikon 13 vjet burg!


Te dashur miq, agjensia Reuters dhe rrjete televizive amerikane informojne se ne SHBA ka plasur nje skandal i ri trondites, ne te cilin jane direkt te implikuar taksisti militant socialist Bilal Shehu dhe kreu i PS, Edvin Kristaq Rama.


13512069_616529898507921_2703805956345771332_n


Ne pranveren e vitit 2012, Edvin Kristaq Rama botoi ne mediat e vendit nje foto, ne te cilen kishte dale gjate nje dreke me Presidentin Obama. Ne kete dreke ne krah te Rames eshte dhe Bilali. Fill pas kesaj u mor vesh se dreka ishte me bileta 40 mije dollareshe per person. Bilali, ne thyerje flagrante te ligjit amerikan kishte blere dy bileta pra kishte paguar 80 mije dollare nje per vete dhe nje per Ramen, te cilin e kishte regjistruar ne dokumentet e pritjes si gruan, bashkeshorten e tij, pra ishin paraqitur si homoseksuiale te martuar.


Ligji amerikan ndalon rreptesisht kontributet nga vende te tjera ne fushaten elektorale te liderve amerikan. Me kerkese te kongresmeneve amerikane, FBI hapi nje hetim. Bilali, i gjetur ngushte dhe ne pamundesi per te justifikuar burimin e 80 mije dollareve qe shpenzoi per dy biletat, u be i penduar dhe shiti gruan e tij, Edi Ramem si njeriun qe i kishte dhene atij parate per te blere biletat.


Megjithese i penduar, Bilali do vuaje se paku 7 vjet burg per dy vepra penale. Se pari, shkeljen e rende te ligjit amerikan te financimit te fushates elektorale dhe se dyti, per bashkepunim ne larjen e parave te pista me Edi Ramen.


Por ekziston mundesia te denohet edhe per mashtrim apo fallsifikim dokumentash me te cilat ai ka regjistruar Ramen si gruan e tij. Se fundi, vet Rama ne epiqender te skandalit “Billal-gate”, rrezikon te denohet edhe ai gjeri ne 7 vjet burg per larje parash te pista dhe mashtrim martese pere paraqitjen e tij si bashkeshortja e Bilalit per qellime perfitimi! sb