16/01/2009  Kryeministri Sali Berisha tha se do t’i kërkojë Ministrisë së Arsimit që për gjuhën shqipe të ketë diploma të tipit “master”. “Më duhet të shpreh publikisht disaprovimin tim për një qëndrim tërësor nënvlerësues ndaj gjuhës shqipe. Në këtë kontekst, i kërkoj Ministrisë së Arsimit të kërkojë që kjo gjuhë të vendoset në piedestalin që meriton”, - tha Berisha. Sipas tij, gjuha shqipe edhe në programet mësimore është vlerësuar në mënyrë të padrejtë. “Në tërësi atë e marrin si një dhunti natyrale që e kemi, ndërkohë që ajo, sa më shumë ta studiosh, aq më shumë të bën për vete”, - tha Kryeministri.